Tirana me varreza murale
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti në një prononcim për Gazetën Shqiptare është shprehur se sektori i funeraleve ndodhet në asfiksi të plotë pasi mungojnë hapësirat për varre të reja. Pas mbylljes së varrezës së Sharrës drejtë saj po shkon edhe varreza e Tufinës e cila nuk ka më hapësira të lira.

"Duke parë situatën është e domosdoshme që ne të ndërmarrim një reformë e cila do të përqasë standarde të cilat ekzistojnë në vendet e BE, por në radhë të parë dhe ajo çka është më e rëndësishme, kërkon dhe konsensus e mbështetje popullore, pasi është diçka e re. Bëhet fjalë për të futur disa elementë, siç janë elementët e varrezave murale. Duhet të theksojmë edhe njëherë, se sistemi i ri i varrezave jo vetëm që nuk cënon dinjitetin, kujtimin e personit të larguar nga jeta, por e rifaktorizon në një dimension akoma më dinjitoz", - është shprehur Panariti. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2012, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori