Panariti flet për deklaratat e Tahirit: Le të flasin qytetarët...
“Kriza
politike aktuale që ka mbërthyer vendin, zgjidhet vetëm përmes
dialogut”
Kështu ka deklaruar nga Pogradeci,
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond
Panariti.
Gjatë një takimi me strukturat e LSI,
Ministri Panariti u bëri thirrje palëve që të gjejnë rrugën e
dialogut për të dalë nga ky ngërç politik.
“Mendoj se palët do të ulen dhe do të gjejne dialogun. Pozicionet ultimative nuk e zgjidhin ngërçin dhe situatën
politike ku ndodhemi. Një ngërç dhe situatë e tillë i kushton vendin dhe popullit. Zgjidhja është kompromisi dhe dialogu. Duhet gjetur një zgjidhje me anë të
dialogut mes të gjitha forcave
politike. Një zgjidhje ku askush nuk duhet të ndihet si triumfator. Kjo eshte zgjidhja", u shpreh
ministri Panariti.
Në lidhje me të ashtuquajturën "marrëveshja
politike e 1 prillit", insistimit të gazetarëve për vazhdimësinë e koalicionit, për deklaratat e ish-ministrit Saimir Tahiri se, LSI po i shkel syrin PD-së,
Panariti theksoi: “Mendoj se duhet të pyesni me mirë njerëzit, fermerët që kanë ardhur për këtë takim, apo
qytetarët e thjeshtë. Aty do gjeni përgjigjet reale.
Qytetarët kane nevojë për paqe dhe kohezion social, për qetësi, stabilitet politik dhe mbështetjen tonë. Kjo është me e rëndesishmja për ata.” / Albeu.com/
Shtuar më 01/04/2017,
ora 18:37