Panairi i verës, Berisha: Vera shqiptare konkuron tregun e huaj
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në panairin ndërkombëtar të verës “Balkan Wine expo 2012”. Në fjalën e tij Berisha është shprehur se Shqipëria ka pesëfishuar sasinë e prodhimit të verës gjatë këtyre viteve.



"Ky panair është dëshmi e një prodhimi të shkëlqyer të verës, tregut të saj në Shqipëri dhe rajon. Ky rajon në shekuj dhe mijëvjeçarë ka qënë dhe mbetet rajoni i variatetet më të shkëlqyera të rrushit. Variatete të cilat janë shpërndarë në të katër anët e planetit dhe kanë krijuar një larmi të madhe verërash. Shqipëria ka qenë një rajon i rëndësishëm për verën dhe rrushin. Prodhimi i verës në Shqipëri është 5-fishuar. Në një hark kohor të shkurtër verërat shqiptare konkurojnë me ato italiane, spanjolle, franceze dhe të gjitha vendeve të tjera.
Në shqipëri po rikthehen disa nga traditat më të vjetra të verërave shqiptare. Shqipëria ka një potencial për të prodhuar verërat me cilësi më të larta në rajon", u shpreh Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2012, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com