Përcaktohet sot fati i Shqipërisë në Eurovizion
Albeu.com
Këngëtarja shqiptare, Olta Boka me këngën "Zemrën e lamë peng" do të jetë e gjashta në konkurrim. Që prej datës 12 maj ajo gjendet në Beograd, ku ka kaluar ditët e provave.Gjithçka do të përcaktohet natën e sotme për këngën shqiptare. Nëse Olta Boka kualifikohet natën e dytë gjysmëfinale, atëher merr automatikisht dhe një biletë për në finalen e madhe. Dhjetë shtete të tjera do të ngjiten sot në Arenën e Beogradit në një garë të fortë. Këngëtarja shqiptare, Olta Boka me këngën "Zemrën e lamë peng" do të jetë e gjashta në konkurrim. Që prej datës 12 maj ajo gjendet në Beograd, ku ka kaluar ditët e provave. Komentet e para kanë qenë pozitive për këngëtaren dhe interpretimin e saj. Votat e publikut do të përcaktojnë nëse do të bëhet pjesë e finales, e ndoshta të synojë një pozicion të mirë në renditjen e këngëve konkurruese. Mënyra e votimit në Eurovizion nuk ka ndryshuar nga vitet e tjera, ndonëse ka patur gjithnjë ankesa për një vlerësim politik që shtetet bëjnë për këngët pjesëmarrëse. E reja e këtij viti ishin dy netë gjysmëfinale nga një që ka qenë në të shkuarën. Mbrëmë ka qenë nata e parë, ku nga 19 shtete në konkurrim u përzgjodhën 10 këngë që do të vazhdojnë garën. Greqia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Finlanda, Rusia, Izraeli, Armenia, Polonia dhe Norvegjia ishin dhjetë shtetet që kaluan për në finale. Sot do të përzgjidhen dhe dhjetë të tjera që do t'i bashkohen katër shteteve që hyjnë automatikisht në finalen e datës 24 maj.
Shtuar më 22/05/2008, ora 18:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori