Përcaktohet renditja e listës së kandidatëve
Albeu.com
Në njësinë numër 6 ku garojnë liderët e partive shqiptare, lideri i PPD Abdylhadi Vejseli do të jetë me numër rendor 2, Menduh Thaçi me numër 6, Bardhyl Mahmuti me numër 9 dhe Ali Ahmeti me numër 12.Në njësinë zgjedhore 5 me numër rendor 2 do të jetë Fazli Veliu, pas tij pason Ilmi Reçi nga BDSH ndërsa Arbër Xhaferi është me numër rendor 10. Në njësinë numër 2 listës së kandidatëve do t’i prijë lideri i BDK-së, Hysni Shaqiri, me numër 3 është Ismet Ramadani nga PPD-ja, Abedin Zymberi nga PDSH-ja në vendin e 8, BDSH-ja radhitet me numër 9 ndërsa BDI-ja me numër 13.
Edhe në njësinë zgjedhore numër 1 BDK do të prijë listës së kandidatëve, PDSH-ja radhitet me numër 6, BDI-ja e 10-ta ndërsa BDSH-ja e 13-ta. Në njësinë numër 1 kryetarja e LSDM e cila udhëheq koalicionin “Dielli- koalicion për Evropë” radhitet e 2 në listë ndërsa lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski me numër 11.
VMRO-DPMNE në njësinë e 2 zgjedhore renditet e 6 ndërsa Koalicioni “Dielli” në vendin e 11, në njësinë e 3 Tito Petkovski do të jetë me numër rendor 6 ndërsa pas tij pason VMRO-DPMNE me bartësin e listës Vllatko Gjorçev. Në njësinë e 4 zgjedhore Zoran Zaev nga Koalicioni “Dielli” është me numër rendor 6 ndërsa VMRO-DPMNE e 9 me bartës të listës Zoran Stavrevski. Jani Makraduli nga koalicioni “Dielli” është me numër rendor 4 në njësinë e 5 zgjedhore ndërsa Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE me numër 12. Igor Ivanovski nga koalicioni “Dielli” në njësinë e 6 zgjedhore radhitet me numër 10 ndërsa Gordana Jankullovska nga VMRO-DPMNE-ja me numër 11. Kryetari i KSHZ Jovan Josifovski edhe njëherë porositi që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike. “Përmes jush i porosis partitë tuaja politike që në këtë proces zgjedhor të tentojnë me të gjitha përpjekjet që vlerësimet nga vendi dhe nga jashtë të jenë pozitive dhe këto zgjedhje do të jenë më të mira se ato të kaluara”, tha kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski. KSHZ-ja njoftoi se VMRO-Popullorja është hequr nga lista meqë kjo parti nuk ka respektuar afatin për hapjen e xhiro llogarisë për fushatën zgjedhore. Në zgjedhjet parlamentare të 1 qershorit marrin pjesë 2 koalicione, 2 grupe zgjedhësish dhe 15 parti politike. (Lajm)
Shtuar më 10/05/2008, ora 07:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori