Për SHBA pavarësia e Kosovës e pakthyeshme
Albeu.com
Ne jemi duke folur çka mund të bëjmë më shumë në mbështetjen e Kosovës, tha ZV/ Ndihmëse e Sekretarja amerikane e Shtetit, Rosemary Di Carlo.Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhënë mbështetje Kosovës në marrjen e përgjegjësive të plota më 15 qershor, dita kur hyn në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, pavarësisht paqartësive që e përcjellin praninë e ardhshme ndërkombëtare në vend. Zëvendësja e Ndihmësit të Sekretares Amerikane të Shtetit, Rosemary Di Carlo, ka thënë në Prishtinë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ndërsa Presidenti Sejdiu është shprehur pa dilema rreth 15 qershorit.

"Ne po diskutojmë me të gjithë faktorët transicionin te pranitë e reja (ndërkombëtare). Kjo është duke u diskutuar. Ne tani kemi këtu një ekip planifikues të BE-së, z. Feith me ICO-në janë këtu duke punuar. Ju lutem, mos thuani se SHBA-të nuk janë duke diskutuar praninë e vet në EULEX dhe ne do të vazhdojmë të punojmë sa më shpejt që të jetë e mundur", ZV/ Ndihmëse e Sekr. Amerikane të Shtetit, Rosemary Di Carlo.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se pas 15 qershorit me Kosovën do të udhëheqin institucionet kosovare në bashkëpunim me prezencën e re civile ndërkombëtare. "Ne dhe ndërkombëtarët premtuam implemtnimin e projektit Ahtisari dhe realizmin e proceseve integruese". tha Sejdiu.

Sipas Di Carlo-s, shtetet që kanë njohur Kosovën tani po punojnë në vendosjen e marrëdhënieve ndërshtetërore me të.

"Ne jemi duke folur për një varg të çështjeve sa i përket Kosovës, përfshirë edhe natyrën e marrëdhënieve tona bilaterale me Kosovën dhe çka mund të bëjmë më shumë në mbështetjen e Kosovës", tha Rosemary Di Carlo.

Republika e Çekisë, e cila ka zyrtarizuar dje njohjen e pavarësisë së Kosovës është bërë shteti i 41 që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Prishtinën. (alsat-m)
Shtuar më 23/05/2008, ora 02:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori