PAMJET/ Si nisi sherri dhe momenti i plagosjes së Azem Hajdarit nga Gafur Mazreku (VIDEO)
Pëlqej
Ish-deputeti socialist Gafur Mazreku u rikthye në qendër të vëmendjes pas vendimit të bashkisë së Hasit për t'a shpallur atë "qytetar nderi".

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta nisur nga fakti se ai është personi që plagosi në vitin 1997 Azem Hajdarin në Kuvend pas një debati të çastit për radhën e të folurit, shkruan Albeu.com.

Në videon e mësipërme duket momenti kur ishte duke folur një prej deputetëve të majtë kur në podium ndërhyn Azem Hajdari, i cili i kërkon që të ulët pasi do të flasë vetë.

Në këtë momënt ndërhyn Gafur Mazreku, i cili i thotë Hajdarit se s'ka lezet të bëjnë fjalë pasi janë të dy veriorë.

Hajdari reagon keq dhe shtyn Mazrekun duke sjellë edhe sherrin mes tyre.

Pak sekonda më vonë, në korridoret e Kuvendit kur kryeparlamentari kishte ndërprerë seancën, Mazreku qëllon me pistoletë mbi Hajdarin duke e plagosur në shpatull.

Gafur Mazreku u dënua 12 vite për këtë plagosje por amnistia dhe sjellja e mirë bëri që të dalë nga burgu në vitin 2001.

Ai ndërroi jetë në vitin 2005 pas një ataku kardiak. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori