EMRI/ Të shtëna me armë në Librazhd, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Librazhd.

Burime për AlbeEu bëjnë me dije se një persona ka mbetur  i plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

I plagosuri, Shpëtim Skura 35 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanën sesi ndodhi plagosja.

Ndërkohë autori, i identifikuar si Albi Biçaku rreth 27 vjeç, është shpallur në kërkim./albeu.com