Po bëjnë xhiron e rrjetit, çifti shqiptar kurorëzohen në martesë me maska (FOTO LAJM)

Një çift shqiptar në Kosovë ka kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Përhapja e koronavirusit nuk e ka ndaluar aspak këtë çift në planet e tyre për t'u celebruar.

Në setin fotografik të dasmës, nga Agon Gjinofci, çifti shfaqen të veshur nuse e dhëndër dhe me maska.

Fotot menjëherë kanë tërhequr vëmendjen pasi mund të themi se ky është çifti i parë shqiptar që martohet në këtë periudhë që po kalon Shqipëria, Kosova e shumë shtete të prekura nga Covid-19.




Shtuar më 16/03/2020, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori