"Pamjet me politikanët në kamera mund të rikthehen", reagon gazetari që intervistoi Nuhun
Gazetari Basir Çollaku, i cili intervistoi nënkomisar Emiljano Nuhun, në një intervistë për televizionin Fax, ndër të tjera ka folur edhe për mungesën e pamjeve të pranisë së poltikanëve në komisariat dhe kërcënimit të nënkomisar Nuhut.

Çollaku ka thënë se nëse pamjet janë fshirë qëllimisht, fare mirë mund të rikthehen, dhe në këtë mënyrë çështja do të zbardhej më lehtë.

“Thonë se nuk ka pamje të kërcënimit të nënkomisarit, apo të pranisë së politikanëve në komisariat, por realiteti është se pamje ka, por mund të jenë fshirë. Por edhe nëse janë fshirë mjafton që të ekzistojë dëshira e mirë dhe fare lehtë mund të rikthehen të gjitha materialet e fshira në server”, – tha Çollaku. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori