PAMJET/ Makina u bë copë-copë, si ndodhi aksidenti me 2 të vdekur e 8 të plagosur në Gramsh

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh ku sipas raportimeve të para, kanë ndërruar jetë 2 persona e 8 të tjerë janë të plagosur rëndë.

Sipas policisë në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Ka humbur jetën shoferi i mjetit dhe një person tjetër.

Paraprakisht raportohet se makina ka qenë me shtetas sirianë të ardhur klandestinë në vendin tonë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shtuar më 22/02/2020, ora 22:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori