Pamjet kur i riu me shpejtësi "sketerrë" çan derën e policisë në Elbasan (FOTO LAJM)
Publikohen pamjet nga momenti i manovrimit me automjet në rrugët e Elbasanit të 34-vjeçarit B.L., i cili pasi ka hyrë në ambientet e komisariatit, ka kërcënuar personat e pranishëm me një pistoletë me gaz.

Ai ka ecur me shpejtësi në kthesën para se të drejtohej drejt Komisariatit, duke rrezikuar edhe këmbësorët që po kalonin në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 34-vjeçari është vënë në pranga.

I riu është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek punonjësit e policisë./abcnews.al
Shtuar më 02/06/2020, ora 23:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori