Pamjet emocionuese, shfaqen delfinë në Gjirin e Ftelesë (FOTO LAJM)

Në ujërat e Gjirit të Ftelesë, në kanalin e Korfuzit, afër Ksamilit janë parë të notojnë delfinë.

Të renditur të tretët në botën shtazore, sa i takon inteligjencës, delfinët jo pak herë kanë nxitur interes te studiuesit.

Duke u krahasuar me specie me të njëjtën inteligjence është e komplikuar për të ndarë nivelet nga diferenca e aparateve të ndjeshmërisë, mënyrës së reagimit dhe natyrës se njohjes. Delfinët jetojnë në grup, por dhe në mënyrë individuale. Në vende ku ka ushqim me bollëk mund të krijohen grupe qe mund të kapërcejnë 1000 delfinë. Ata lëshojnë tinguj ultrasonike për të treguar vendndodhjen e tyre. Nuk kane kryetar për t’i udhëhequr.

Ndryshimet janë të zakonshme megjithatë ata mund të kenë një lidhje të fortë midis tyre.

Shtuar më 11/08/2020, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori