Stuhia e pluhurit shkakton kaos në SHBA, vdesin 6 persona nga përplasja e 21 makinave

Një stuhi pluhuri në SHBA grumbulloi 21 makina bashkë duke sjellë vdekjen e 6 personave, sipas Patrullës së Autostradës Montana, raporton CNN.

Prokurori i Përgjithshëm i Montanës, Austin Knudsen tha se po hetohet për ngjarjen dhe do të japin më shumë detaje kur të kenë informacion.

Mësohet se në mesin e viktimave janë dhe dy fëmijë.

Raportohet në në shtrirjen e autostradës kishte zero dukshmëri gjë që bëri të shkaktohej kaosi tragjik. U deshën më shumë se gjashtë orë për të rihapur plotësisht rrugën./albeu.com


Shtuar 16.07.2022 21:41