Pamjet e sherrit, si Noka vrapoi drejt Ramës pasi ofendoi Berishën (VIDEO)
Pëlqej
Demokrati Flamur Noka është kthyer në "ushtarin" e Berishës i cili pas çdo ofendimi që vjen nga kryeministri Edi Rama ndaj tij, shpërthen dhe vrapon drejt foltores.

Ditën e sotme, Noka u përjashtua nga salla e Kuvendit për shkak se ofendoi kryeministrin Rama pasi ai e quajti Berishën "llazore".

Pas kësaj fjale, Noka është çuar nga vendi i tij dhe ka shkuar drejt Ramës i cili është rrethuar nga badigardët, siç mund t'a shihni në videon bashkangjitur lajmit.

Llazore do të thotë: femër që e lë veten pas dore, vishet keq, as lahet, as krihet, as nuk mbahet.

Rama- Nokës: Nga ç’pyll e keni sjellë këtë, nga ç’pyll e keni gjetur këtë dhe e keni sjellë këtë në Tiranë. Nga ka dalë ky mo? Ishte në strofull ky mo, nga doli ky”.

Noka-Ramës: Nga pylli i sat emë... /albeu.com/


Shtuar më 14/12/2017, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori