Pamjet e sherrit, Noka godet me grushte në Kuvend (VIDEO)
Pëlqej
Është ndërprerë seanca në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të debateve të nxehta në Kuvend.

Shkak për këtë është bërë mbyllja e fjalës së Berishës në Kuvend, gjë e cila ka acaruar së tepërmi demokratët.

Ka qenë Flamur Noka ai që i ka dalë në krah Berishës e ka kërkuar fjalënKuvend, gjë e cila është refuzuar nga kryetari Gramoz Ruçi.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Noka i cili nuk ka kursyer as ofendimet në drejtim të Ruçit dhe Ramës, gjë për të cilën u përjashtua nga Kuvendi.

Debati i plotë

Ruçi: Kaloi koha, zoti Berisha, mbaroi koha ulu.

Noka: Fjalën për procedurë

Ruçi: Ulu, mos fol, Nuk ka procedurë

Noka:Na tregon ti procedurat, ca kujton ti, xhandar

Ruci: Të tërheq vëmendjen, mos fol, lerë deputetin të flasë

Noka: Fjala për procedurë, rrugaç, jep fjalën, xhandar

Noka-Ramës: Ky ke b*thë ti ti heqësh fjalën Sali Berishës

Ruci: Atehere, te terhoqa tre here verejtjen, po shkel
rregulloren, me detyrove te marr mase, je i perjashtuar nga seanca, 5 minuta pushim deri sa te lirosh foltoren. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori