Pamjet e rënda të vrasjes, autori shpjegon pse i preu kokën me sëpatë shitësit (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Korçë, në afërsi të pazarit të qytetit.

Pas një konflikti banal një person është goditur me sëpatë prapa kokës deri në vdekje.

Viktima Dashnor Osmani ka ndërruar menjëherë jetë, teksa autori 42 vjeçar ka vijuar ta godasë derisa i ka këputur kokën.

Personi që kreu aktin makabër, tashmë i arrestuar, ka treguar para hetuesve dhe shkakun se përse kreu këtë akt të rëndë në mes të qytetit.

Zamir Topi ka deklaruar se viktima i ka përdhosur varrin e së ëmës, një ngjarje që në fakt daton që në vitin 2014, pasi sipas autorit viktima e ka varrosur një familjar të tij fare pranë vendprehjes së nënës.

Por ajo që kanë vënë re hetuesit është se autori është i paqendrueshëm në deklarimet e tij, pasi i ndërron detajet e tregimit të tij shpesh. Dyshime ka dhe për mundësinë e një lidhje intime mes gruas së autorit dhe viktimës, por një informacion i tillë ende nuk është konfirmuar.

Të dy, viktima dhe autori, vinin nga i njëjti fshat dhe deri më tani ende nuk është mësuar sesi ka nisur konflikti mes të dyve. Nga pozicioni sesi është gjetur i vdekur 50 vjeçari, duket se pas konfliktit të çastit autori ka shkuar të marrë sëpatën dhe e ka goditur nga prapa viktimën.

Më poshtë disa pamje të rënda nga vendngjarja, teksa viktima është i shtrirë në tokë i pajetë dhe në duar mban ende kutitë e bananeve, të cilat i shiste në treg.
Shtuar më 28/01/2020, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori