Nënshkrimi i memorandumit për ndërtimin e Portit të Durrësit, Rama: Para 5 vitesh, kur nuk kishim turizëm, ishte e paimagjinueshme

Sot do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit, me “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës.

Rama, gjatë fjalës së tij tha se para 5 vitesh ky investim nuk imagjinohej në një vend si i yni.

“Me Erdogan patëm një takim shumë vëllazëror dhe ai dëshironte të më mbante pak më shumë, por I thashë se kam një arsye të fortë të kthehem në Shqipëri sepse finalizojmë një punë shumë të rëndësishme me Muhammed El Alabbar dhe më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugën ndërtimit të portit më të madh të Mesdheut. Presidenti, për Muhammed El Alabbar, tha je i lirë të shkosh. Po diskutonim se e sata kontratë ishte kjo e investimit të përmasave të konsiderueshme, që Muhamed nënshkruan. Edhe tha nuk i mbaj mend. I thashë pse ankohesh për skuadrën tonë që nënshkruan për herë të parë kontratë të këtyre përmasave. Bëhet fjalë për një vullnet që buron nga një miqësi e posaçme mes princit Muhammed Bin Zayed,  dhe Shqipërisë. Histori vëllazërie që ka një gur themeli të rëndësishme. Praninë në Kukës për t’ju ardhur në ndihmë vëllezërve të Kosovës kur iknin nga furia e spastrimit etik. Ai po sjell këtu një investim që i kalon 2 miliard dollar, mbase investimi më i madhe në të gjithë rajonin. Vjen si rrjedhojë e një serie hapash, Do të ishte e pa imagjinueshme jo vetëm 50 vjet përpara, por 5 vjet përpara, të kishim një investim të tillë në një vend si ky. Kjo është e vërteta. Deri para kësaj ne kishim një situatë që shumëkush e ka harruar që nuk kishim turizëm. Kishim turizëm të brendshëm dhe agjenci që mbaheshin në këmbë nga vëllezërit dhe motrat e Kosovës”, tha Rama.


Shtuar 10.08.2022 20:37

Tags: