Pamje tmerri! Nxënësja e asfiksuar në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës (VIDEO)
Pëlqej
Një vajzë, nxënesë në shkollë ku shpërtheu gazi nga kaldajat është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së me helikoper për një shërbim më të specializuar mjekësor.

Nga raportimet e para mësohet se vajza është në gjendje të rëndë pasi ka probleme në rrugët respiratore.

Pasi ka marrë ndihmën në spitalin rajonal në Bulqizë, adoleshentja është transportuar drejt Tiranës.

Janë rreth 50 nxënës që shfaqën shenja helmimi si pasojë e vënies në punë të kaldajës së shkollës, ku 30 prej tyre ndodhen ende në spitalin e Bulqizës dhe Dibrës. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2017, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori