Pamje të tmerrshme, kryetari i gjykatës godet me shpullë avokaten (VIDEO)
Këto janë pamjet e tmerrshme ku shfaqet Kryetari i gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, duke goditur fizikisht avokaten Aurora Guska.

Siç shihet edhe nga pamjet e transmetuara nga emisioni “Stop”, avokatja është rrëzuar në tokë pasi është qëlluar me shpullë në fytyrë.

Nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje e cila ka ndodhur në hyrje të Gjykatës, ndërsa siç kanë thënë moderatorët e emisionit investigativ, pamjet u kanë ardhur nga ndjekësit e emisionit.

Ndërkohë cështja pritet të sqarohet.

Shtuar më 06/03/2019, ora 23:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori