Ronaldo mbetet te Manchester United

Cristiano Ronaldo ka vendosur të qëndrojë te Manchester United, ka bërë të ditur gazetari Pedro Almeida në rrjetet sociale.

Sipas burimeve të tij, portugezi dëshiron të qëndrojë në Old Trafford pas ardhjes së mesfushorit të Real Casemiro.

Kujtojmë se Ronaldo tentoi të detyronte një transferim, por ai u refuzua nga shumë gjigantë evropianë. Megjithatë, me përforcimet e reja, ai mund të mos jetë aq i pakënaqur. /albeu.com/


Shtuar 21.08.2022 17:15