De Ligt paralajmëron Juventusin: Rinovim? Le të shohim, vendet e katërta nuk më mjaftojnë

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt foli me për median holandeze Nos në mënyrë jo të sigurt për të ardhmen e tij në Juventus dhe rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2024: “Ne jemi duke negociuar, kur të vijë koha do të vendos”.

De Ligt: Dy vendet e katërta nuk mjaftojnë, gjithmonë shikoj se çfarë është më e mira për mua.

“Për momentin negociatat janë duke u zhvilluar dhe kur të vijë koha do të vendos nëse do të zgjas apo nëse dua të shikoj më tej, këto janë fjalët e lojtarit për Nos. Unë gjithmonë shikoj atë që është më e mira për mua në terma e projektit sportiv . Vendet e katërta nuk mjaftojnë, do të duhet të bëjmë hapa përpara në këtë drejtim. Juventusi është një klub që dëshiron dhe duhet të bëhet gjithmonë kampion”.

De Ligt: “Ky është viti im më i mirë deri tani”

“Personalisht ky është viti im më i mirë deri më tani, vazhdoi mbrojtësi për sa i përket kohës së lojës ashtu edhe performancës. Gjithashtu për shkak të dëmtimeve të Bonucci dhe Chiellini, këtë vit mendoj se kam treguar se çfarë jam në gjendje të bëj. Me Belgjikën De Ligt nuk e filloi ndeshjen:

“I takon trajnerit të kombëtares (Van Gaal) të përcaktojë se cilët lojtarë i konsideron më të përshtatshëm për lojën e tij, duhet të punoj”. /albeu.com/


Shtuar 5.06.2022 16:54