E ndiqte kudo, shihni se si “e nxjerr zbuluar” në rrugë një vajzë në Fier manjakun (VIDEO)

Një video e JOQ po qarkullon në rrjetet sociale, ku një vajzë nga Fieri debaton me një manjak seksual në mes të rrugës.

Në videon e publikuar shihet se e reja është përballur me burrin duke i kërkuar llogari se përse ai po e ndiqte. Madje ajo shihet duke e sulmuar dhe duke e kërcënuar se do ta denoncojë në polici.

Sipas burimeve nga qytetarët, raportohet që ngjarja të ketë ndodhur ditën e djeshme.

Gjithashtu sjellim në kujtesë së manjakët seksualë dhe pedofilët janë shtuar shumë kohët e fundit, ku shumë raste prej tyre janë denoncuar edhe publikisht.