Ilir Meta e zbulon: Kam ëndërr të bëhem kryetar i referendumit

Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk e njeh autoritetin e dosjeve, pasi sipas tij, ky është autoriteti i manipulimeve.

Meta tha se mezi pret që të bëhet kryetar i referendumit, pasi sipas tij, vetëm kështu do të mund të rrëzohet qeveria e korruptuar e Ramës.

“Ëndrra ime më e madhe për momentin është të bëhem kryetar i referendumit. Sepse referendumi është si buton, e shtyp dhe nuk ekziston më qeveria e korruptuar. Për mua nuk ekziston më autoriteti i dosjeve. Ata do të përfundojnë në shtyllën e turpit”, u shpreh Meta./albeu.com/