Pamje të rënda: ''Më goditi me lopatë, pastaj më mbuloi më gurë'', nëna e 5 vajzave rrëfen dhunën shtazarake nga burri
Eriola Dulaj, nënë e pesë vajzave, më e vogla në gji, ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e dhunës, shtazarake nga bashkëshorti i saj Nazar Mollaymeri.
38-vjeçarja gjendet në një shtrat të spitalit të Traumës, pasi i ka dalë nga
gjendja e komës. Ngjarja është shënuar në fshatin Moglicë të bashkisë së
Maliqit, në 14 Mars.
Ndonëse ka dalë nga
gjendja e komës, por edhe në gjendje shoku për atë që ka
përjetuar,
gruaja ka rrëfyer torturën që ka
përjetuar ndërsa bashkëshorti e qëlloi me qëllim për ta vrarë.
“Rreth orës 14:00 më tha “eja të shkojmë në fushë për të mbjellë patate”. Për të shkuar në arën tonë duhet të kalojmë nëpërmjet pyllit të fshatit. Në pyll fillimisht më dhunoi me lopatë. Më ka qëlluar në kokë e në trup. Një nipi i tij më ka gjetur të mbuluar me gurë.
Pasi më qëlloi për të vrarë, më mbuloi me gurë që të mos më gjente njeri. Mendoi se vdiqa, por paskam patur jetën e gjatë për vajzat”, tha mes lotësh 38-vjecarja për gazetaren Klodiana Haxhiaj. Një prej të afërmeve që i qëndron tek koka, ndërsa
gruaja vazhdimisht kërkon vajzat e saj.
Të afërmit thonë se ishte nipi i burrit të saj ai i cili e ka gjetur në mes të pyllit pa ndjenja të mbuluar me gurë që e ka nxjerrë prej andej gruan dhe ka lajmëruar ambulancën e
Maliqit. Po i njëjti i afërm ka bërë edhe denoncimin në policinë e
Maliqit për dhunën e ushtruar nga Mollaymeri karshi bashkëshortes./Durres lajm
Shtuar më 17/03/2020,
ora 10:38