Pamje të rënda! Iu prishet banesa, familjarët humbin ndjenjat (VIDEO)
Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës Petro Nini Luarasi, janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.

Banorët e familjes janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar.

‘’Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve.

“Po e kemi me djersë moj, jemi të rregullt me taksa me të gjitha,. Ku është qeveria moj? Ku ta çoj unë fëmijën tim? Të na japë përgjigjen shteti, të na japë përgjigjen Aleksandër Gavoçi”, shprehen mes britmave banorët.
Shtuar më 11/03/2019, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori