Pamje të rënda, dhunohet brutalisht kambisti në mes të Tiranës (FOTO LAJM)

Ish -kryeministri Sali Berisha, ka postuar një denoncim, ku shkruan se një kambist është dhunuar brutalisht në mes të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30 minuta të mëngjesi në rrugën Mine Peza, dhe autorët janë dy persona të paidentifikuar.


Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Maskat përgjakin kambistin në mes të Tiranes!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb

Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment dhe pane ngjarjen.

Ngjarja ndodhi sot ne oren 10:30 dhe vetem 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugen Mine Peza. Policia vjen 15 minuta me vones dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjer ne ku jemi katandisur.

Ishin 2 veta me motorr me maska qe e kan goditur. I demturi eshte pronari exchange te kryqezimi i rruges mine peza.
Shtuar më 07/01/2019, ora 13:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori