Pamje të rënda! Aksident i rëndë mes Tiranës: Oj nëna ime, më ndihmoni! (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Sic mund t'a shihni edhe në "rrugën e Durrësit", një qytetar është përplasur nga makina dhe është lënë në rrugë.

Këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet, shihet i shtrirë në asfalt, ndërsa në minutat e parë të aksidentit nuk afrohej askush për ta ndihmuar.

Në gjendje të rënduar shëndetësore, ai kërkoi ndihmë: “Oj nëna ime, më ndihmoni ju lutem….”

Në vendin e ngjarjes më pas mbërritën forcat e policisë dhe ambulanca, për të bërë të mundur transportimin në spital të të aksidentuarit.



Shtuar më 16/01/2020, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori