Pamje të reja, zbulohet e vërteta e zjarrit të "ferrit" në Greqi (VIDEO)
Pëlqej
Gazeta Ekathimerini ka publikuar pamje të reja të zjarrit të tmerrshëm që goditi Greqinë, duke shkaktuar 96 viktima.

Zjarri besohet se është vendosur aksidentalisht nga një banor lokal i cili u përpoq të djegë dru dhe bar të thatë.

Flakët e parë, sipas kohës së videos, kanë shpërthyer në orën 4.41, pasditen e 23 korrikut.

Sic shihet në video, flakët dalin shumë shpejt jashtë kontrollit dhe ndihmohen nga erërat e forta që lëvizin drejt lindjes.

Ato arritën së pari në në vendpushimin e Neos Voutzas për të shkuar më pas në qytezën e Matit ku shkaktuan edhe tragjedinë që mori dhjetra jetë njerëzish. /albeu.com/



Shtuar më 21/08/2018, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori