Pamje të papublikuara më parë, Shqipëria e viteve 1902 – 1908

Fotot që shikoni në galerinë më sipër i përkasin viteve 1902-1908 dhe paraqesin jetën e shqiptarëve në atë periudhë.

Këto foto u fotografuan nga eksploruesi austriak Erih Libert (1873-1951), i cili ishte kirurg me profesion. Për herë të parë shkoi në Shqipëri në shtator 1902 ku shëtiti zonën e Pultit dhe malet në jug të lumit Drin

Udhëtimet e vitit 1903 dhe 1904 janë përshkruar në librin e tij Aus dem nordalbanischen Hochgebirge (Nga Malësia e Shqipërisë së Veriut), Sarajevë 1909, nga i cili është marrë ky koleksion fotografik.

Në këtë vëllim Liberti na tregon se ishte në Shqipëri edhe në vitin 1905, 1907 dhe 1908, por nga këto udhëtime nuk kemi as shënime, as fotografi. Në vitin 1910 Liberti botoi një artikull studimor mbi gjakmarrjen dhe mikpritjen te malësoret e Shqipërisë së Epërme.

Gjatë Luftës Ballkanike (1912-1913) dhe ka të ngjarë edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, Liberti ishte drejtuesi i një ekipi mjekësh të Kryqit të Kuq që punoi në Turqi gjatë luftimeve në Çanakkale. /albeu.com/


Shtuar më 19/08/2017, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori