Pamje të frikshme! Tërmeti në Turqi ndau pallatin në dy pjesë (VIDEO)
Tërmeti i fuqishëm që tronditi Turqinë dhe Greqinë deri më tani ka shënuar 12 viktima në shtetin turk.

Ekipet e emergjencës turke janë aktualisht duke punuar për shpëtimin e personave të cilët mund të jenë ende gjallë nën rrënoja..

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos.

Ndërkohë që shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.

Mediat turke shfaqen pamje të rrënojave të një ndërtese shumëkatëshe në Izmirin qendror, dhe njerëz që ngjiteshin në të për të arritur tek ekipet e shpëtimit.

Pamjet e godinave të shkatërruara u përhapën gjerësisht në media, ku pallate të rrënuar plotësisht apo gjysëm të rrënuar ishin dëshmi e tërmetit shkatërrimtar që kishte ndodhur.
Shtuar më 30/10/2020, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori