Presidenti Meta “shfaqet” në Prishtinë, takohet me deputetin shqiptar në Parlamentin serb (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta është takuar mbrëmjen e sotme me deputetin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi.

Kreu i shtetit e ka uruar për fitoren dhe i ka shprehur deputetit të parlamentit serb, mbështetjen e tij për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Postimi i Ilir Metës:

Shumë i lumtur të takoja sonte vëllazërisht në Prishtinë, përpara nisjes së vizitës time zyrtare në Kosovë, deputetin e Luginës së Preshevës, z.Shaip Kamberi.

E urova përzemërsisht për fitoren e mandatit në Kuvendin e Serbisë dhe e garantova për mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithmonë do të jenë në vëmendjen time.

Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve europiane./albeu.com/