Pamje shprese mes tragjedisë, nxirret i gjallë burri nga rrënojat e Bejrutit (VIDEO)
Ditën e djeshme në Bejrut ndodhi një shpërthim i madh i cili sheshoi qytetin duke shkaktuar 108 viktima e gati 4000 të plagosur rëndë.

Mediat e huaja raportojnë se një burrë është gjetur i gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga shpërthimi pranë portit.

Burri është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, qindra persona të tjerë janë shpallur të humbur në kryeqytetin e Libanit.

Deri më tani, si pasojë e shpërthimit janë konfirmuar të paktën 100 viktima dhe mbi 4 mijë persona të plagosur.


Shtuar më 05/08/2020, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori