Pamje shokuese! Këngëtari i njohur shqiptar masakron qenin me sëpatë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dhunimi i qenve është një ndër fenomenet më shqetësuese në Shqipëri.

Pavarësisht ngritjes së zërit, ndëshkimeve apo paralajmërimëve, qentë e rrugës vazhdohen të dhunohen pa asnjë mëshirë.

Një video shokuese po qarkullon në rrjet ku shfaqet një person duke masakruar qenin në mes të ditës.

Një denoncues bën të ditur se personi është këngëtari i njohur shqiptar Hajredin Gjeta.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës teksa siç shihet në video, Gjeta shfaqet duke i gjuajtur qenit të rrugës me sëpatë.

"Po ju dërgoj një video të regjistruar sot në Durrës. Është këngëtari Hajredin Gjeta që pasi ka masakruar qenin me lopatë, vazhdon i gjuan akoma me tulla në mes të ditës", shkruan denoncuesi për JOQ.

Qeni ka mbetur i paralizuar dhe ka ndjenjur me orë të tëra në rrugë i gjakosur.

Kanë qenë vullnetarët ata që e kanë çuar në klinikë. Ndiqni më poshtë pamjet shokuese. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori