Pamje për të mos u humbur! Si u ndje Rama pas "JO" së Francës për negociatat (FOTO LAJM)

Për herë të parë pas dhënies së "JO" nga BE për hapjen e negociatave, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Pavarësisht dështimit, kryeministri Edi Rama nuk mendon se problemi qëndron tek Shqipëria dhe politikat e saj, por tek përplasja mes Francës dhe Gjermanisë.

"Nëse duam të shikojmë drejt e në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet e diskutimet. Procesi po shkonte drejt një përplasje të qasjes mes Francës e Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të një fronti që ishte për një "PO".

Në fotot e bashkëngjitur lajmit, foto të siguruara nga LSA mund të shikoni gjendjen e kryeministrit Rama pas disfatën me BE.

Pavarësisht qëndrimit të Francës i cili dihej prej ditësh, Rama dhe shqiptarët kishin shpresë pasi Gjermania premtoi se do të bisedonte me Macron për negociatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Por si duket Macron nuk tundet as para Merkel. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2019, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori