EKSKLUZIVE/ Ja se si grabitësit askidentuan qëllimisht blindin e bankës për të kryer vjedhjen (FOTO LAJM)

Detaje të reja janë zbardhur mbi grabitjen spektakolare të ndodhur ditën e sotme ku disa persona kanë grabitur makinë e parave të një banke të nivelit të dytë dhe kanë djegur makinat.

Ata kanë ndjekur makinën e blinduar që kishte me vete paratë e bankës dhe në afërsi të një universiteti që ndodhet në këtë segment rrugor, e kanë përplasur makinën e blinduar.

Nga fotot e siguruara nga Albeu.com shihen makina e dëmtuar qëllimisht nga grabitësit të cilët nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë, shumë ende e pasaktësuar, dhe janë larguar.

Për të humbur gjurmët, autorët u kanë vënë flakën makinave të tyre të cilat janë ende duke u djegur në Bërxullë./albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori