Akuzat për shpifje, Këlliçi: GJKKO më shpalli të pafajshëm, 14 maji po afron…

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka bërë me dije se GJKKO ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e shpallur të pafajshëm në lidhje me akuzat për shpifje.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti shkruan se opozitës nuk mund t’i mbyllet goja, brenda apo jashtë parlamentit dhe bëri thirrje që qytetarët të ngrenë zërin në 14 maj.

Postimi i plotë:

Në tentativë për të goditur kandidaturën dhe emrin Belind Këlliçi, i shumëpërfoluri Ardian Çela i OSHEE-së, apeloi vendimin gjyqësor të shkallës së parë, me synim që të përsëriste akuzën ndaj meje për shpifje. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më shpalli të pafajshëm, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë.
Sado të tentojnë që ti mbyllin gojën opozitës, brenda apo jashtë parlamentit, me apo pa vendime gjykatash, NUK do ia dalin dot!
14 maji po afron dhe inkurajoj çdo qytetar apo punonjës të administratës publike, të ngrenë zërin për çdo parregullsi, shantazh apo intimidim për t’i diktuar votën!
Në mbyllje, i uroj shëndet Ardian Çelës!


Shtuar 23.02.2023 14:07