Pamje nga dushi i Edi Ramës, plas gallata ne rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Pas Publikimit të videos nga Ermal Mamaqi, ku kryeministri Edi Rama shfaqej në disa sekuenca mjaft intime, në rrjetet kanë shpërthyer "memet" që ironizojnë veprimin e tij.

Në videon e transmetuar Rama shihet në momente të ndryshme të ditës, në shtrat, në zyrë, në dush, ndërsa zëri i Ermal Mamaqit që i thotë ‘’Kur do flasim” jehon në veshët e tij.

Emisioni pritet që të transmetohet në datën 5 ndërsa vetëm dy ditë më pas studentët kanë paralajmëruar rikthimin e protestave të tyre masive, pasi nuk janë dakord me zgjidhjet që u janë ofruar nga qeveria Rama. /albeu.com/

Shtuar më 01/01/2019, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori