Pamje nga New York! Viktimat nga COVID-19 dhe të braktisur nga familjarët futen në varre masive (VIDEO)
Pamje të tmerrshme nga Nju Jorku janë bërë publike nga The Telegraf nga ku shihen qindra trupa njerëzish të varrosura në një vend.

Mediat shkruajnë se të burgosurit po varrosin në një varrezë masive viktimat nga koronavirusi.

Në pamjet shihen punëtorë të veshur me uniforma mbrojtëse teksa stivojnë arkivole në kanale të thella në ishullin Hart.

Mësohet se behet fjalë për viktima nga ky virus, për të cilët nuk ëshët interesuar askush, dhe si duket numri është goxha i lartë.

"Për dekada me radhë, ishulli Hart është shfrytëzuar për të varrosur persona për të cilët nuk është interesuar asnjë familjar.

Ne do të vazhdojmë ta shfrytëzojmë këtë ishull gjatë kësaj krize dhe me shumë gjasa, ata persona që kanë vdekur si rezultat i COVID-19 dhe që përkojnë me këtë përshkrim, të mund të varrosen këtu gjatë ditëve në vijim", tha sekretari për shtyp i kryebashkiakut të Nju Jorkut, Fredi Goldstin. /albeu.com/




Shtuar më 10/04/2020, ora 19:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori