Pamje madhështore të Bajramit në Shkodër (FOTO LAJM)

Edhe besimtarët mysliman të Shkodrës kanë festuar sot Bajramin. Falja e namazitBajramit është bërë në rrugën kryesore, ku të pranishëm kanë qenë disa mijëra qytetarë, transmeton Albeu.com.

Pas faljes së namazit, hutben e Bajramit e ka mbajtur myftiu i Shkodrës, Muhammed Sytari, cili mes tjerash ka thënë se Bajrami i vërtetë është atëherë, kur vendi ynë jeton në mirëqenie, në siguri, në paqe dhe harmoni, në moral e dije, në kulturë të shëndoshë dhe politika ndërtuese për shoqërinë dhe kombin, në vlera tabani dhe krenari identitare, që na bëjnë të ndjehemi krenar me vendin tonë, me tokën tonë, me emrin Shqipëri, kudo që jemi e me këdo që të jemi!

"Ne si muslimanë jemi të thirrur të punojmë sa më shumë për të ruajtur vlerat tona fetare dhe kombëtare, pastërtinë dhe nderin, besimin dhe moralin, sinqeritetin dhe krenarinë, kufijtë e hallallit dhe distancimin nga haramet...", ka thënë myftiu i Shkodrës, Muhammed Sytari. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2016, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori