Pamje flagrante, si u blenë votat në Korçë (VIDEO)
Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano se PS ka filluar të blejë vota pas pjesëmarrjes minimale të qytetarëve në zgjedhje, dalin dhe pamjet e para.

Burime bëjnë me dije se ka filluar blerja e votave dhe se një gjë e tiullë duket qartë edhe nga pamjet e mëposhtme.

Biseda:

Qytetari 1: Kush ta dha ata mo? Kush t’i dha mor Vani i Bimes? Po pse s’mi jep edhe mua mor që të shkoj të votojë edhe unë?

Qytetari 3: Po kur votove t’i ore Lani? T’I the që nuk votova?

Qytetari 2 (që mori lekët): Po si nuk votova unë more? A mbush mirë ti mo? A ore tr*p, po si qenka.. fallso duket kjo?

Qytetari 3: Ktheje kështu njëherë kështu?

Qytetari 2(që mori lekët): Çthua kështu

Qytetari 1: T’i kanë futur falso më duket. Të pathyer ta kanë dhënë. Kush ta dha këtë mo? I biri i kryeplakut thuaj?

Qytetari 2 (që mori lekët): … (Pohon me kokë)

Qytetari 1: Hallall ta bëftë zoti, për këtë më pëlqen.
Shtuar më 30/06/2019, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori