Paloka thirrje Ramës për banorët e Shkozës: Bëhu njerëzor
Demokratët sot kanë shkuar në Shkozë aty ku u prishën 153 banesa për shkak të projektit për zgjerimin e Lanës.

Paloka tha se kështu është kur i beson Edi Ramës dhe i ka kërkuar kryeministrit të mos sillet si armik me qytetarët por të bëhet njerëzor

“Këtu sikur jemi në ndonjë vend që është në mesin e një lufte. Lufta është mes kësaj qeveri dhe banorëve jo vetëm të Shkozës, por të gjitha atyre që e besuan Edi Ramën dhe i dhanë votën. Kështu është kur i beson Edi Ramës.

Jemi këtu për të sensibilizuar opinionin dhe për t’i bërë thirrje Edi Ramës mos u sill si armik me qytetarët e tu, bëhu njerëzor! Shiko çfarë po bën.

Janë qindra familje që po nxjerr me fëmijët jashtë.

Nuk janë të ngujuar sepse ashtu ua ka qejfi por se iu premtua gjatë fushatës elektorale nga njerëzit e qeverisë se shtëpitë e tyre do legalizohen dhe kompensohen por sa erdhën në pushtet kjo është përgjigjja e Edi Ramës.

Shteti nuk është aty për t’i marrë shpirtin të pamundurve por për t’i ndihmuar”- tha Paloka. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2017, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori