Paloka sulmon mirditoren që përloti Kuvendin: Harrove kur kandidate për deputete?
Demokratike Edi Paloka ka reaguar sërish në lidhje me fjalën e Rigerta Lokut në Kuvend.

Me anë të një statusi në Facebook, Paloka shkruan se mirditorja që preku dje Kuvendin nuk është ajo që duket.

Sipas tij, Rigerta Loku ka qenë kandidate e partisë se Bamir Topit në Lezhe dhe po e përdor Rama për të justifikuar milionat e hedhura dëm.

Postimi në Facebook

Miqtë e mi, shoh që vazhdon debati për gruan që foli në të ashtuquajturën parlamenti rural.

Unë bëra vetëm disa pyetje për mënyrën se si u gjend zonja në një aktivitet të organizuar nga Ruçi e pikërisht në momentin kur Ramës do t’i justifikohej milionat e hedhur për projektin e ri të vjedhjes që Rama e quan Rilindje Urbane.

Me një kërkim të përciptë në internet, zbulon se zonja nuk merret vetëm me dhi dhe nuk qenka aq e panjohur nga politika.

Në 2013 Rigerta Loku rezulton në listën e Bamir Topit për deputete në LEzhë në koalicion me Ramën.

Të tjerat gjykojeni vetë.

Ka edhe një emision në një televizion public ku i nxjerrin njerëzit të qajnë artificialisht. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2017, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori