Paloka shpërthen "skandalin e radhës": Safet Gjici në përgjime për blerje votash
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka bërë deklaratën e rëndë se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS.

“Po e them për ju për herë të parë.

Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339.

A do i zbardhi kjo Prokurori? Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këto prokurori”– tha Paloka. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori