Paloka: Rama tu përgjigjet deklaratave të ambasadorit Lu për deputetë të inkriminuar
Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi
Paloka, kërkoi që kryeministri Rama te përgjigjet për deklaratat e
ambasadorit amerikan, Donald Lu, për deputetë të
inkriminuar, ministra dhe gjyqtarë të korruptuar.
“Para se të diskutojmë sa herë në ditë do të rruhen policët, do të
doja që këtu të vinte kryeministri i vendit dhe t’i përgjigjej fillimisht deklaratave të rënda të
ambasadorit të SHBA,
deklarata që janë bërë publike dhe tani i dinë të gjithë shqiptarët,
deklarata për deputetë të
inkriminuar, ministra dhe gjyqtarë të korruptuar,
deklarata që së fundmi përmendin me emër kriminelë që janë lënë të lirë, nuk janë vënë para drejtësisë dhe këtë rast akuzat kanë qënë mëse të drejtpërdrejta, për ministrin Tahiri dhe këtë qeveri.
Kushdo e di që Shullazi nuk vajti fare para drejtësisë, Frroku u la i lirë të arratisej jo prej drejtësisë, por prej forcave të rendit, prandaj do të
doja që këtu të vijnë e të përgjigjen për këto akuza”, tha
Paloka.
“Njëkohësisht
doja të bëja një korrigjim te
deklarata e
ambasadorit. Nuk është e vërtetë që askush nuk është dënuar për Shullazin dhe Frrokun, pasi është dënuar Sekretari i Përgjithshëm i PD, dhe kreu i grupit të PD, janë dënuar se fakti që kriminelë të tillë lirohen nga policë, pasi janë miq të ministrit të Brendshëm.
Këto denoncime të njëjta me ambasadorin amerikan, ne të dy jemi dënuar. Nuk e di se çdo të bëjë Rama, a do ta hedhë dhe ambasadorin në gjyq për të njëjtat akuza. Nuk mund të diskutojmë ne sot se si duhet ta mbajnë kapelen policët, ndërkohë që ministrin e akuzojnë jo vetëm opozita, jo vetëm mediat, po dhe ndërkombëtarët për lidhje direkte me krimin”, shtoi më tej ai./albeu.com/
Shtuar më 19/11/2015,
ora 11:21