Paloka: Rama po mbyll universitetet e armiqve
Pëlqej
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzon qeverinë se po mbyll universitetet private për shkak të armiqësive personale të tij me pronarët e Universiteteve.

“Qeveria “Rama”, më e pashkolluara në historinë e 101 vjet shtet shqiptar!Duket ashiqare që kriteri kryesor i seleksionimit të universiteteve dhe shkollave për të mbyllur është ai bindjeve politike të administratorëve të saj për tu mbyllur e pezulluar. Disa prej universiteteve dhe shkollave private janë nën syrin e vëngërt të Edi Ramës për shkak të armiqësive personale të tij me pronarët e kundër institucioneve.Kryeministri Edi Rama nuk ka futur në listën e universiteteve dhe shkollave për tu mbyllur me pronarë deputetë të PS, biznesmenë që kanë financuar fushatën e tij dhe që i kanë hapur derën gjatë fushatës elektorale. Propaganda e qeverisë ka vendosur se e ardhmja e arsimit shqiptar s’janë më shkencat dhe inovacioni, por puna me dru dhe me metal. Ai kërkon ti bëjë të gjithë klasë punëtorë duke pasur komplekse për formimin e tij gjysmak.” shkruan Paloka në një analize të publikuar në facebook.

Shtuar më 11/08/2014, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori