Paloka: Rama po e vendos opozitën në kushtet e mbijetesës
Pëlqej
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e cilëson si të drejtë vendimin e PD-së për të qëndruar jashtë Kuvendit. Në një interviste në “TCH” u shpreh se qeveria po dhunon qytetarët, jo vetëm ata që përfaqësojnë opozitën, por edhe qytetarët e dobët dhe të pafuqishëm.

“E vetmja fjalë që mbajti, kur u hap Parlamenti dhe ne protestuam kundër dhunës ishte kur na tha se nuk keni parë gjë akoma dhe vërtet këtë fjalë ai e mbajti në çdo mënyrë, në çdo formë e dhunoi këtë opozitë, po dhunon dhe qytetarët, jo vetëm ata që përfaqësojnë opozitën, por edhe qytetarët e dobët dhe të pafuqishëm”, deklaroi Paloka.

Me tej Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë sjelljen ndaj opozitës, prandaj ai thotë se Partia Demokratike është e motivuar për të reaguar në çdo formë demokratike.

Rama po e vendos opozitën në kushtet e mbijetesës. Do të ekzistojë apo jo opozita? Mund të duket e ekzagjeruar e thënë në këtë mënyrë, por unë kështu e shoh. Rrezikojmë ose Rama mbase ëndërron ta kthejë Shqipërinë në një vend si Rusia e sotme, ku Putini bën gjithçka. Emëron opozitën, e burgos, bën ç’të dojë me atë quhet opozitë dhe praktikisht aty nuk ka opozitë. Mbase këtë ëndërron të bëjë dhe Rama, por në Shqipëri nuk mund të ndodhë kjo. Ne jemi në kushte mbijetese. Dhe do të reagojmë si në kushte mbijetese”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Për kreun e Grupit Parlamentar demokrat qëndrimi jashtë Parlamentit dhe aksionet e tjera opozitare shikohen edhe si një formë për të sensibilizuar qytetarët të reagojnë kundër veprimeve arbitrare të qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori