Paloka: Prokuroria të hetojë incidentin në Kukës
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, akuzoi sot kreun e qarkut të Kukësit Abedin Oruçi, si një person me të shkuar kriminale. PD kërkoi hetimin e incidentit të një dite më parë në mbledhjen e këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili për herë të parë do të jetë në drejtimin e një socialisti.

"I kërkojmë prokurorisë të hetojë me shpejtësi aktet e djeshme të dhunës. Abedin Oruçi ushtroi dje dhunë ndaj sekretarit të këshillt të qarkut dhe mori me dhunë zyrën pas një mbledhje të paligjshme. Çdo vonesë është mbrojtje e krimit", tha Paloka. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2015, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori