Paloka për ndarjen territoriale: Diskrimonohen veriorët
Pëlqej
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se ndarja e re territoriale diskriminon veriorët.

Sipas tij, duke qenë se ndarja e re u bë në një mënyrë të njëanshme, nuk përjashtohet mundësia që PD mos të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Një banor i Gjirokastrës është barazuar me 10 mirditorë, apo shkodranë, apo me 10 kurbinas,etj. Po shkojmë drejt përplasjeve mjaft të rrezikshme me rrugët që po ndjek kjo mazhorancë. Kjo ndarje ka interesa politike Brenda dhe interesa mafioze. E tha dhe zoti Dule në parlament, që në Himarë nuk po bëhet një luftë për nacionalizëm. Por ndarje e pjesës së tortës për Koço Kokëdhimën. Partia Demokratike i ka kërkuar Presidentit të Republikës të mos e dekretojë ligjin e reformës administrative territoriale, ndërsa ka paralajmëruar se do ta ankimojë atë në Gjykatën Kushtetuese", u shpreh Paloka./albeu.com/


Shtuar më 03/08/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori