Paloka: Ngjarje e jashtëzakonshme kthimi në Kuvend
Paloka e ka cilësuar kthimin e opozitës në Kuvend, si një ngjarje të jashtëzakondshme. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se ndërprerja e bojkotit nuk mund të trajtohet si një ngjarje e zakonshme.

“Kërkojmë që vëmendja të përqëndrohet tek rezoluta dhe debati duhet të përqëndrohet në të.

Ne s’mund të pranojmë këtë rend dite me disa projektligje dhe të trajtohet kjo seancë sikundër nuk ka ndodhur asgjë”, theksoi Paloka.

Ai është prononcuar dhe se çfarë qëndrimi do të mbajë opozita nëse mazhoranca nuk do të pranojë ndryshimin e rendit të ditës. “Ne jemi seriozë, kemi hyrë në Kuvend dhe ajo që do të na duhet është që te njihemi me pr/ligjet dhe t’i hyjmë diskutimeve”. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori